Është publikuar një fotografi e momenteve të fundit kur u shfaqën zjárrfikësit e Bejrutit pranë portit që shpèrtheu dhe ka marrë jetën e të paktën 150 personave. Imazhi tregon zjárrfikësit që përpiqen të mbyllin derën që shkruan “hyrja 12”, ku duken edhe shenjat e paralajmërimit se ka kimikate të rrèzikshme brenda.

Personi që realizoi fotografinë ka ndërruar jetë dhe imazhi u gjet në celularin e tij. Ndërkohë vijon të kërkohet për 10 zjárrfikësit që humbën pas shpèrthimit në Beirut, i cili dyshohet se u shkaktua nga një sasi e madhe nitrat amoni që ndodhej prej më shumë se 6 vitesh e ankoruar në port për shkaqe të paqarta.

Imazhi po qarkullonte gjerësisht në gjuhën arabe ndërsa njerëzit reagonin me përshkrime të ndryshme duke u lutur që të gjenden zjárrfikësit e humbur. Jo Noon, Methal Hawwa dhe Najib Hati ishin pjesë e ekipit të shpejtë me 10 persona. Nëntë prej tyre janë ende të humbur ndërsa një kolege femër, 25-vjeçari Sahar Faris, është konfirmuar e vdèkur.

Ajo është konsideruar si “nusja e Beirut” në rrjetet sociale, pasi në Qershor të vitit të ardhshëm kishte planifikuar dasmën. I fejuari i saj Gilbert Karaan, bëri një postim prekës për humbjen e partneres duke shkruajtur: “Më këpute krahët, më theve zemrèn”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re