Ky është Klodjan Stafuka, 31-vjeçari që mbeti i plagosur në atentatin e kësaj të enjtje në Fushë-Krujë. Ai doli pak orë pasi mbërriti te Trauma për të takuar të afërmit e tij, qëndroi pak sekonda me ta më pas u fut sërish në spital. Familjarët e tij thonë se ai nuk ka lidhje me ngjarjen, ndërsa në dëshminë paraprake të njëtin qëndrim ka shprehur edhe vetë Stafuka par ahetuesve. Ai ka dëshmuar se u gjendën m befasi dhe se nuk ka konflikte të hapura.

Familjarët e 41 vjeçarit Gentjan Bejtja, ende nuk ka folur pasi ndodhet në sallën e operacionit për shkak të plumbit që ka marrë në krah. Ai në fakt dyshohet se është shenjestra e atentatit, ndërsa familjarët iu thanë hetuesve, se persona të panjohur iu kanë zënë pritë duke shtënë në drejtim të makinës me të cilën udhëtonte i afërmi i tyre bashkë me Stafukën që ishte pasagjer. Bejtjen e ka kapur një plumb në krah dhe ka humbur drejtimin e mjetit, ndërsa pasagjeri është plagosur nga përplasja dhe jo nga të shtënata.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re