Një 70-vjeçare me Covid-19 nga Elbasani ka ndërruar jetë në spitalin infektiv.

Abc News raporton se e moshuara ka ndërruar jetë pak orë pasi është intubuar.

Bashkë me të ishte infektuar edhe bashkëshorti i saj. Ky i fundit e ka fituar betejën me këtë sëmundje dhe ka dalë nga spitali.

Tashmë ai ndodhet i karantinuar në banesë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re