Ka mbetur edhe dy orë nga lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve në Tiranë. Abc News është duke bërë një vëazhgim në rrugët e kryeqyteit.

Vihet re se në rrugë ka një prezencë të qytetarëve, të cilët më së shumti janë duke kryer punët e tyre, pasi qarkullimi dhe lëvizja do të bllokohet në orën 13:00. Deri në këtë orë do të vijojnë të jenë të hapura marketet, furrat e bukës, farmacitë dhe bankat.

Policia lajmëroi më herët se nga urdhri do të përjashtohen mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore vetëm për të furnizuar marketet dhe minimarketet, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHPSF-të, Policia e Burgjeve, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe ata të përfshirë në listat e bashkive  për shërbime të ndryshme  dhe shërbimet në banesë (delivery). /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re