Situata në qytetin e Himarës, pak para fillimit të protestës për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, paraqitet mjaft e qetë.

Gazetari i ABC News, Arlind Isa raporton se nuk ka pasur prani të policisë.

Mbështetësit kryesorë të protestës, priten të jenë kryetari i PDNJ, Vangjel Dule dhe Kostas Bakojanis, kryebashkiaku i Athinës.

“Ka një histori që fillon që prej fushatës së 14 majit, pra çështjes së shitblerjes së votës, por sot ka një tjetër arsye shtesë mesa duket për të zhvilluar një protestë. Në retorikën dhe mesazhet e organizatorëve të protestës, janë edhe ato që cilësohen si pronat e qytetarëve grekë. Ka shumë pak pjesëmarrës deri në këto momente. Organizatorët në shumë protesta janë me një identitet jo fort të qartë, por mund të themi emrat e atyre që mund ta mbështesin këtë protestë. Më aktivi është kryetari i PDNJ, Vangjel Dule. Gjithashtu, pritet një pjesëmarrje e Kostas Bakojanis, kryebashkiaku i Athinës. Deri pak minuta më parë, nuk ka qenë e pranishme fare policia në pedonalen e Himarës, situata është totalisht e qetë”, raportoi gazetari Isa./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re