Po shkon drejt zbardhjes vrasja e deputetit konservator në Britaninë e Madhe. Mediat vendase kanë publikuar disa pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentin e të dyshuarit, Ali Harbi Ali, të qëllonte me thikë deputetin, Sir David Amess.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, 25-vjeçari është duke ecur ngadalë me një çantë shpine pranë shtëpisë së tij në veri të Londrës.

Sipas mediave vendase, i riu ka qenë duke shkruar drejt stacionit të trenit Gospel Oak kur kamerat e fiksuan jashtë një dyqani në Highgate Road.

Policia po heton lëvizjet e 25-vjeçarit para vrasjes së deputetit. Ali Harbi Ali u arrestua pak orë pas sulmit me thikë dhe tashmë ndodhet në qeli, por hetuesit po përpiqen të kuptojnë motivet e këtij sulmi ndaj ligjvënësit.

Deputeti i Partisë Konservatore, Sir David  Amess u vra të premten e kaluar teksa ishte duke bërë një takim me qytetarët në Londër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re