Skip to content

Pak para vdekjes…shoferi i ambulancës përmbush dëshirën e pacientit

Dad final moments at beach

Shoferi i ambulancës përmbushi dëshirën e Chris Shaw, i cili vdiq nga kanceri dje, 31 gusht, sipas portalit Unilad.

Ndërsa ishte në një ambulancë në rrugën për te familja e tij, ku ai kaloi ditët e fundit të jetës, Chris i kërkoi shoferit që ta çonte në vendin e tij të preferuar – Burns Beach në qytetin australian të Perth-it.

Shoferi e çoi aty, vendin që ai e donte më shumë.

Ai ndërroi jetë më 31 gusht në moshën 45 vjeç. Ai ka vuajtur nga kanceri agresiv për 14 muaj.

Gruaja e tij, Kylie, tha që ajo do të jetë përgjithmonë mirënjohëse për shoferin për atë që kishte bërë.

“Eshtë një gjest i vogël … Ishte vetëm një qëndrim në ajër të pastër për 20 minuta. Por, ata janë engjëjt tanë … Ne do t’u jemi përgjithmonë mirënjohës ndaj tyre …”,  tha Kylie për Perth Now.

Pas vdekjes së Chris, familja u përfshi në mbledhjen e parave për të trajtuar njerëzit me kancer në stomak, sipas Unilad.