Skip to content

Pak turistë tek Mozaiku i Tiranës/ Hyrja falas, por vizitorët të painteresuar

Edhe pse hyrja është falas, dhe ndodhet në zemër të kryeqytetit numri i vizitorëve vendas në Mozaikun e Tiranës është i papërfillshëm, krahasuar me tre muajt e verës së 2019. Kjo shifër lidhet edhe me mungesën e turistëve të huaj për shkak të situatës së pandemisë.

Ky monument kulture i kategorisë së parë i përket shekullit të parë pas Krishtit dhe tregon për lashtësinë e qytetit, po ashtu edhe për stilin e jetesës dhe besimin.

Dy turistë francezë kanë preferuar të vizitojnë Mozaikun edhe në këtë kohë pandemie.

Mozaiku i Tiranës është zbuluara në vitin 1972, kur po gërmohej për ndërtimin e një blloku banimi.