Fokat murg mesdhetare, dikur të shumta në detin Jon dhe Adriatik, tani kanë mbetur në grupe të vogla e po gjenden gjithnjë e më pak në ujërat tona.

 

Një ekip biologësh detarë shqiptarë po skanon ujërat e Jonit për të zbuluar praninë e një prej gjitarëve detarë më të rrallë në botë.

 

Në Shqipëri shkencëtarët kanë pikasur një pjesë të vogël të këtyre specieve në përpjekje për të identifikuar shpellat dhe limanet ku fshihen këto kafshë detare, veçanërisht për të lindur.

 

Ekipi ku kanë kaluar pesë vitet e fundit, duke vendosur kamera në shpella dhe pika të tjera të izoluara përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit për të gjurmuar më mirë kafshët.

 

Është një sfidë e vërtetë sepse për të kapur imazhet e duhura, ato duhet të pozicionohen drejt plazheve të brendshme të këtyre shpellave, ku fokat pushojnë.

 

Gjuetia e paligjshme dhe shkatërrimi i habitateve apo faktorë të tjerë i kanë detyruar fokat mesdhetare që të ndryshojë tërësisht sjelljen biologjike.

 

TITRA

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re