Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot për paketën anti-shpifje të propozuar nga qeveria. Në fjalën e tij gjatë Akademisë Politike të FRPD, tha se Rama me këtë paketë ligjore kërkon të fsheh dështimet e qeverisë.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër këtë të mërkurë do të paraqesë në Parlament dy projekt ligje që janë asgjë më pak se shpallje lufte ndaj fjalës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme, asgjë nuk po ndodh në mënyrë të befasishme. Për vite me radhë Shqipëria ka rënë poshtë e më poshtë në indeksin e lirisë së medias.

Kjo qeveri do të fshehë dhe maskojë dështimet dhe abuzimet e saj përmes pengimit të lirisë së fjalës dhe censurës së medias. Ja pse i duhet paketë e ashtuquajtur anti-shpifje, por në fakt është anti fjalë e lirë. I duhet për të penguar daljen ne shesh të aferave korruptive, të korrupsionit dhe hajdutërisë qeveritare që po shtohet dita ditës në Shqipëri edhe në këto ditë të emergjencës civile”, ishin këto fjalët e Bashës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re