Pedagogia e gazetarisë, Iris Luarasi, ka komentuar paketën ‘anti-shpifje’ dhe votimin e sotëm në Parlament ndaj dy projektligjeve.

Ajo theksoi në emisionin “Real Story” në ‘News24’ se media ka nevojë për një vetërregullim dhe jo një ligj që të vijë nga qeveria.

Më tutje, Luarasi tha se rregullimi nga ana e qeverisë është mjaft e paragjykuar si vendim.

Pedagogia e Gazetarisë: “Unë them se ka nevojë për rregullim media. Por duhet të vijë nga komuniteti i gazetarëve dhe asnjëherë nga qeveria. Është e paragjykuar. Nuk mendoj se ka politikanë në këtë botë që do të donin mos të kishin median në pushtet…Vetë pjesa e mirë e komunitetit është e interesuar te këtë një ligj, jo që vjen nga qeveria por nga vetrregullimi i gazetarëve. Kjo është një nga kërkesat e OSBE.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re