Ditën e sotme në orën 10:00 Partia Demokratike do të organizojë një tryezë për lirinë e medias, për paketën anti-shpifje. I pranishëm në këtë tryezë do të jetë kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe drejtuesit e koalicionit të opozitës.

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD-së Lulzim Basha në Akademinë Politike të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, deklarun se paketa anti-shpifje është një pakete kundër fjalës së lirë dhe Rama kërkon të mbyll mediat online.

Paketa anti-shpifje, pritet të kalohet në Kuvend në datën 19 dhjetor, ku Rama është shprehur se në ligj do të ketë klauzola me dënime të rënda për shpifësit.

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje” e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor.

Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediat online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë.

Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative.

Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re