Paketa “anti-shpifjes” pritet që këtë të mërkurë të kalojë për miratim në seancën plenare.  Paketa është kundërshtuar  nga mediat dhe gazetarët, të cilët kanë pohuar se nuk ka nevojë për ligje ekstra, por kanë këmbëngulur, që mediat elektronike duhet të aplikojnë parimin e vetërregullimit.

 

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, ka organizuar disa tryeza për këtë çështje, ndërsa veprimin e qeverisë e kanë cilësuar si një akt kundër fjalës së lirë.

 

Por, pretendimet e ngritura nga shoqatat e mediave dhe nga  vetë gazetarët, kanë marrë menjëherë përgjigjen e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se  kjo paketë është përpiluar me ndihmën e OSBE, por edhe nga ekspertë nga Vjena e Austrisë.

 

Gjithahstu pjesë e diskutimeve në Kuvend do të jetë edhe projektbuxheti i vitit 2020 ku do të diskutohet dhe miratohet me ndryshimet e bëra, ku në të është përfshirë edhe fondi për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re