Shqiptarët e Vienës kanë protestuar ditën e sotme para zyrave të OSBE-së. Pas miratimit të paketës Anti-shpifje, shqiptarët e Vjenës, me pankarta në duar janë drejtuar për në zyrar e OSBE-së dhe kanë protestuar në mënyrë paqësore.

Fotot e tyre janë publikuar nga gazetari Gjetgj Erebara, në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Faleminderit shqiptarëve të Vienës që na e çuan protestën për lirinë e shprehjes te zyrat e OSBE.
“OSCE should uphold rights, not trade them (respektoni të drejtat, mos i shisni ato)”.
#FreedomofSpeechMatters
#FolSotNesërMundtëJetëVonë”– shkruan Erebara në status.

Ky reagim vjen pas seancës maratonë në Kuvend, që u finalizua me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re