Deputeti I PS, Ervin Bushati ka theksuar se paketa antishpifje ka ardhur si një masë për të rregulluar portalet.
I ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, Bushati tha se mazhoranca po formalizon një treg që prej kohësh ka qenë I paformalizuar.
Ai nënvizoi gjithashtu se paketa është hartuar në bashkëpunim me OSBE.
Intervista e Plote:
Disa dispozita të ligjit të antishpifjes që opozita po përgatit nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Çfarë e ka shtyrë shumicën në këtë këmbëngulje për të çuar deri në fund këto ndryshime ligjore?
Në radhë të parë patjetër dua të them që media është një shtyllë e një shoqërie njësoj si pushteti ligjor apo legjislativ ka të bëj shumë me demokracinë e një vendi. Dhe patjetër ka përgjegjësitë e saj për të informuar qytetarët dhe për të dhënë lajme të pandikuara të vërteta që informojnë shoqërinë për vendimmarrjen në çdo process të shoqërisë. Është e rëndësishme pra që media të ketë dhe një dormat rregullator e cila të funksionojë e gjitha njësoj. Ajo që po shohim sot është se për herë të parë në ligjin ndaj mediave po përfshihen dhe mediat elektronike. Pra nqs kemi pasur një ligj që ka pasur 4/5 të mbuluar deri më sot apo që nuk merret me to apo merret, sot kemi një format tjetër që është media eletronike. Pra kemi median vizive e dëgjuar lexuar dhe median sociale që nuk preket nga ligji. Ka të bëj me 1/5 që nuk preket nga ligji pra ka të bëj me portalet. Atëherë kjo ça bën, barazon fushën me ju, me mediat e shkruara dëgjuara apo vizive. Pra nqs ju I përgjigjeshit ligjit si televizion apo gazetë, kështu patjeër duhet ti binden ligjit edhe mediat elektonike. Këtë po bën kjo. Po vë e po formalizon një treg që në 1/5 e tij nuk ishte I formalizuar. Për me tepër që nuk mabte dhe nuk mban përgjegjësi. Dhe ajo që përpiet të rregullojmë në përputhje me legjislacionin e vendeve të europës, pra 42 nga 57 vende në OSBE/ODIHR e kanë këtë.
Pikërisht pra faktori ndërkombëtar është shprehur I shqetësuar? Disa dispozita nuk janë në përputhje?
Nëse keni dhe deklaratën e fundit të OSBE/ODIHR përfaqësuesit për mediat thotë se e mbështesim dhe që kanë qenë në Tiranë 6 herë e kanë parë ligjin dhe janë dakord me ligjin. Tashti mbetet tek zbatimi I ligjit. Ky ligj në vetëvete përpiqet të parandaloj sa I takon tre çështejve të rëndësishme: pornografisë tek fëmijët, akteve terroriste dhe patjetër sigurisë kombëtare. Pra këto janë kryesoret.
I ka mbetur kotë emri antishpifje?
Ligjet nuk bëhen vetëm për sot apo për dje. Bëhen dhe për të ardhmen. Ky është një treg që nga vitit 2013 kur është bërë ligji, atëherë nuk ka pasur portale, kanë shpërthyer portlaet dhe shumë mirë, janë 800 apo 900 portale, dhe sot kushdo mund të hapi një të tillë. Pra një fushë media e pakondtolluar fare. Që nuk është në të njëjtën barazi me ju. Dhe kjo është e padrejtë për gazetarët. Por kryesorja është baza, ajo që bën çdo media, informimin e qytetarëve.
Kreu I grupit të PS ka propozuar dhe disa amendamente?
Baza kjo do të jetë. Ne nuk mund ta linim dhe të silleshim sikur nuk është zhvilluar një treg i tillë. Dhe të mos merreshim me këtë treg vetëm që të mos bëheshmim pjesë e lojës politike. Gjithçka bëhet politike se dëgjova deklaratën e PD.
Zoti Busahti opozita akzuon shumicën se e ka keqmenaxhuar situatën pas tërmetit.
Ajo që ndodhi ishte një situatë e jashtëzakonshme, u shpall si e tillë. Ishte një situatë që dëmtoi shumë familje, pati humbje jetë njerëzish. Ishte një situatë që nuk e kishte kaluar më përpara Shqipëria. Si e tillë patjetër që kërkon dhe masa të jashtëzakonshme. Reagimi I qeverisë ka qenë I menjëhershëm po ashtu dhe I pushtetit lokal. Kemi pasur një mbështetje shumë të madhe nga ndërkombëtarët sespe ishte një çështje e jashtëzakonshme dhe ata e kuptojnë këtë gjë dhe erdhën në Shqipëri. Kanë qenë 900 trupa ndërkombëtare që na kanë ndihmuar dhe ky është rasti për ti falenderuar. U kalua faza e parë dhe mendoj që reagimi ka qenë I menjëherëshëm. Është bërë çështë e mundur. Njerëzit u sistemuan në ambiente publike e private të gjitha kostot janë dhënë nga shteti. Është marrë një maë e madhe është ndryshuar buxheti për këtë punë. Jnaë miratuar 6 akte normative, Buxheti është ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Tani do fillojë një plan rindërtimi për të akomoduar gjithë këta njerëz të cilët sot janë pa shtëpi.
