Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzar kryeministrin Rama se përmes paketës antishpifje po synon që censurojë mediat.

 

Në treyzën e organizuar për lirinë e medias, Kryemadhi tha se u desh bojkoti I opozitës nga Parlamenti dhe zgejdhjet vendore që të shfaqej imazhi i autokratit tek kryeministri Rama. Por Kryemadhi nuk I kurseu as sulmet në drejtim të AMA-s.

 

“Pavarësisht që sot mendimet mund të jenë shumë të ndryshme për shkak të ndryshimi apo dhe të ndjesive që ka opinioni publik, por vetëm një veprim i tillë radikal i opozitës mund të bëntë që të nxirrte në pah imazhin e një autokrati të fshehur mbas figurinës të një liberali që mund të quajmë apo të një artisti ingocentrist që në fakt në vetvete në thelb të të gjithë kulturës së tij ka censurën ku nëpërmjet ligjit të sotëm, që do të kalojë mbas 2 ditësh në Parlament dhe nuk kam asnjë lloj iluzioni që mund të ketë ndonjë ndryshim gjatë rrugës. Do të kemi një institucion “AMA”, e cila është kthyer në një hetuesi të sigurimit të shtetit dhe një “AKEP”, i cili do të jetë xhelati që do të ndëshkojë të gjithë ata që do të flasin atë që mendojnë.”

 

Për Kreymadhin, qeveria me paketën antishpifje po synon të vendosë diktaturën. Drejtuesja e LSI në kuadër të kësaj deklarate nuk I kurseu as mesazhet në drejtim të institucioneve ndërkombëtare.

 

“Mendoj që kemi një situatë të njëjtë me 1945, pas luftës së dytë botërore ku fillojnë edhe spastrimet politike edhe kundërshtarët politikë. Tashmë pasi kemi filluar mbylljen e gojës së media, mos u çudisni kur të fillojnë edhe spastrimet brenda vetë rrjedhës së tyre politike dhe familjes së tyre politike. Unë mendoj që është një këmbanë alarmi, është edhe ajo që thamë më parë, që e përmendën edhe kolegët më përpara nuk është se presim ndonjë reagim të madh qoftë nga parlamenti apo qoftë edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare. Sot Shqipëria ka të drejtën e presidencës së OSBE-s dhe ajo që të bën përshtypje është guximi apo arroganca e kryeministrit shqiptar në këtë situatë me të vërtetë kaq problematike vazhdon dhe ecën përpara me metodën dhe mjeshtërinë e tij më të madhe mashtrimin dhe propagandën.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re