Presidenca ka reaguar në lidhje me paketën Antushpifje të miratuar prej qeverisë në seancën e kësaj të mërkure.

 

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi në përgjigje të interesimit të mediave sqaron se kreu i shtetit do e jap qëndrimin e tij në lidhje me këtë paketë vetëm pasi të njihet me zyrtarisht me ndryshimet ligjore.

 

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit. Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re