Agron Gjekmarkaj, gjatë vizitës në Kurbin, theksoi se qytetarët dhe tregtarët nuk janë mbështetur nga pushteti në ikje.
Ai prezantoi gjatë takimeve me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale, programin ekonomik dhe social të Partisë Demokratike, që do të zbatohet brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.
Ky program përfshin rritje të ardhurash për çdo qytetar, duke përfshirë rritjen e pensioneve, pagave minimale dhe mesatare, si dhe investime të drejtpërdrejta në bujqësi me 160 milion euro.
PD premton rroga më të larta për mësuesit, pedagogët dhe mjekët, dhe angazhohet për një Shqipëri më të drejtë, të zhvilluar dhe më të ndershme, thekson Gjekmarkaj në postimin e tij në rrjete sociale.
Postimi i Gjekmarkajt:
Në Kurbin me qytetarët dhe tregtarët, të cilët pushteti në ikje nuk i mbështeti kurrë!
Programi i Partisë Demokratike – Paketa e Dhembshurisë, që do të implementohet në 100 ditët e para të qeverisjes sonë, do të japë impakt të mënjëhershëm në çdo familje shqiptare.
Programi ekonomik dhe social i PD-së:
Rritje të ardhurash për çdo qytetar:
Pension minimal: 200 euro
Minimum jetik: 200 euro
Rrogë minimale: 500 euro
Rrogë mesatare: 1200 euro
Investim i drejtpërdrejtë në bujqësi:
160 milion euro për bujqësinë dhe zhvillimin rural
Rrogat më të larta në rajon për sektorët kyç:
Mësuesit
Pedagogët
Mjekët
Partia Demokratike është garancia për Kurbinin dhe për mbarë Shqipërinë.
Ne premtojmë një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të ndershme