Gazetarja Ira Londo raportoi nga Athina për“News 24” se ministri i Ekonomisë në vend Kristos Staiikouras pritet që të publikojë tjetër plan masash shtesë, në ndihmë të popullatës.

14 miliardë euro plus 10 miliardë euro ndihmë europiane është ndihma që do të akordojë qeveria helene.

Ndërsa, përfituese nga paketa ekonomike do të jenë edhe familjet shqiptare që kanë dokumente të rregullta e jetojnë në Greqi.

Mitsotakis ka dhënë një tjetër mesazh për popullin. Nesër do të nisë shpërndarja e ndihmave dhe dhënia e parave për personat që janë pa punë. Do të jepet asistencë 800 euro për 175 mijë punonjës.

Janë 200 mijë të papunë që kanë marrë shtesë mbi pagesën e papunësisë. 85 shkencëtarë do trajtohen me 600 euro. 155 mijë të tjerë të papunë do marrin asistencë rreth 400 euro.

Kryeministri grek ka falënderuar të gjithë qytetarët. Ai tha se këta Pashkë do festohen në shtëpi dhe ajo që vlen mbi të gjitha është harmonia e dashuria për njëri tjetrin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re