Skip to content

“Paketa e rezistencës një propagandë”, Preçi flet për situatën ekonomike në vend: Është një krizë që vjen nga qeveria, të rishikohet buxheti i shtetit

Sot në Faxnews në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë eksperti i ekonomisë Zef Preçi, i cili ka folur rreth situatës ekonomike në vendin tonë.

Preçi tha se duhet të mbështeten shtresat në nevojë teksa shtoi se kjo është një krizë e qeverisë dhe jo si pasojë e asaj që vjen nga situata e luftës.

Duke u ndalur te paketa e rezistencës sociale, ai tha se është thjesht një propagandë dhe se ajo nuk do të zgjidhë problemet e vërteta që kanë qytetarët dhe shtresat në nevojë.

Pjesë nga intervista:

Sa i takon ushqimeve askush nuk thote që është e nevojshme që të pranohet minimumi jetik dhe të mbështeten shtresat në nevojë, njerëzit me nevoja të kufizuatra, pensionistë.

Jetojmë në një kohë ku jemi vërtet në krizë, është krizë e qeverisjes  se sa nga ajo e krizës botërore.

Paketa e rezistences sociale?

Unë e shoh me emër terheqës por jam pesimist se do te zgjidhë probleme, nuk merr problemet reale që kanë shtresat  e popullsisë, janë gjysmë milioni pensionistë që marrin shumën simbolike po ata janë pensionistë që kontribuojnë në të ardhmen  e familjes, është mjet parapagande se sa një rishpërndarje të buxhetit.

Ndodhi termeti, pandemia dhe lufta dhe të vetme kontrata që nuk preken prej 15 vitesh janë ato koncesionare. Ata nuk i prek kriza por ne duhet të paguajmë paaftësinë e korrupsionin e zyrtarëve.

Ka nevoje për rishpërndarje të buxhetit.

Si duhen të jenë paketat reale?

Paketat shërbejne për rishpërndarjen për grupe në nevojë, Shqipëria ka një situatë katastrofike sa i përket borxhit public,  duhen politika që nxisin prodhimin vendas. Të gjitha degët e ekonomisë janë prekur. Dueht të rishikohet buxheti i shtetit.

/faxweb