Sot në Faxnews ka qenë i ftuar eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj, për të folu rreth krizës në vend për shkak të rritjes së çmimeve.
Danaj tha se rritja e çmimeve ka qenë e pajustifikuar, të cilat kanë shkuar deri në 35 %. Sipas tij qeveria duhet të bëjë disa hapa pas, duke ndryshuar skemën e taksimit.
Duke u ndalur te paketa e rezistencës sociale, ai tha se nuk është asgjë tjetër, veçse përshpejtim i projekt buxhetit 2022.
“Ka rritje të pajustifikuar të cmimit. Reagimi nga instiucionet ishte i vonë dhe autoriteti i konkurrencës ka nisur hetimet po s’kemi parë rezultate.
Bordi administrativ ka ndërhyrë në cmimin e naftës, si e shihni?
Bordi bërë një ulje, nuk është e mjaftueshme sepse cmimi është mbi normalen, pavarësisht justifikimeve. Të arrish deri në 203 është shumë e madhe që se justifikon rritjen e transportit. Ka akoma abuzime te miratuar me ligj.
Cmimet në fakt kanë prekur të gjitha vendet, në luftën e Ukrainës, po prekja në Shqipëri është e tëpert, është e vertëte që varemi nga importi, por jo reagimi kaq i shpejtë.
Që do prekemi patjetër se jemi në ekonomi të globizuar, që varet nga importi, por problemi nuk është se kemi cmime të rritura në Shqipëri, por reflektimi i rritjes vjen shumë herë më tepër se vendet e tjera.
Rritjet kanë ardhur që gushtin e kaluar. Këtu rritjet janë deri në 35 %. Në varfëri ekstreme kemi 30-35 % të popullsisë
Qeveria duhet të bëjë disa hapa mbrapa, 2-3 muaj, të ndyshojë skemën e taksimit , jo ti heqë se është e pamundur. Për produktet jetike ti kthejë në vlerë nominale.
Duhet të ndryshojë konceptin, edhe akciza të rishikohej, tatimi mbi fitimin. Nuk është e mjaftueshme të na thotë sa rëndë situata dhe të na sjell qametin të dera, qeveria duhet të bëjë rregullatorin e tregjeve dhe të mbrojë qytetarët.
Nëse është e paaftë, atëherë ti hap vendin një qeverie teknike jo politike”- u shpreh ai.
Paketa e rezistencës sociale?
“Pjesa më e madhe e propozimeve janë pjesë e projet buxhetit 2022, asgjë më shumë.
E reja është rimbursimi i bilëtës dhe shtesa 30 mijë lekëshi. Në tërëesi paketa është përshpejtim i projekt buxhetit 2022” tha ndër të tjera ai.
…
/faxweb
