Edhe në vitin që vjen biznesi prodhues nuk e gjen vetën në paketën fiskale, të miratuar nga qeveria. Bardhyl Baltëza nga shoqata e prodhuesve, thotë se kjo paketë nuk ka asnjë nisëm që nxit prodhimin vendas apo ndonjë masë lehtësuese në këtë drejtim. I ftuar në E-ZONE, Vizion Plus Baltëza tha se prodhuesit vendas do të dalin me një paketë propozuese për kuvendin.

 

“Ligjet e miratuara nuk kanë asnjë masë lehtësuese. Madje industria vendase ka një rritje takse karboni. Ndërkohë ne kemi kostot më të lartë të prodhimit në rajon dhe Evropë. Ndaj sipas mendimit tonë na duhet një strukturë që të studiojë cilat janë kostot që rëndojnë më shumë biznesin dhe të fokusohemi në lehtësimin e tyre. Na duhet një strategji kombëtare për sipërmarrjen e cila të ketë hapa konkrete që të zbatohen vit pas viti. Ekonomia shqiptare duhet të jetë konkurruese, aq më tepër tani që dyert janë të hapura drejt tregun europian”, – u shpreh Baltëza në E-ZONE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re