Nga Etleva XHAJANKA* –
Ndryshimet dhe lehtësitë që ofron Paketa Fiskale 2019, ishin në fokus të një takimi informues, që zhvilloi Drejtoria Rajonale Tatimore Berat me mbi 70 ekonomistë dhe ekspertë kontabël, subjekte tregtare të inputeve bujqësore, farmaci bujqësore, grumbullues, fermerë, etj. të këtij rajoni.
Ekspertët dhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve prezantuan dhe informuan pjesëmarrësit per ndryshimet kryesore në legjislacionin tatimor që kanë të bëjnë kryesisht me Procedurat Tatimore, Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Taksat Kombëtare.
Nga ana e përfaqësuesve të biznesit u vlerësua angazhimi profesional i Administratës Tatimore për të informuar mbi çështje të veçanta ligjore që prekin zhvillimin e sipërmarrjes së tyre, për të cilat u sugjeruan edhe propozime konkrete.
DPT dhe DRT Berat garantuan tatimpaguesit se në çdo kohë dhe nëpërmjet të gjitha mënyrave të komunikimit, do të mund të marrin asistencën e duhur, për të kuptuar drejt dhe në mënyrë korrekte ndryshimet ligjore./ata