Në festën e Krishtlindjes ortodokse sipas kalendarit Julian, pakica serbo-malazeze kerkon krijimin e shkollave serbe ne Shkoder dhe shpalljen feste zyrtare te kesaj dite.

Deklaratat nga Shkodra, janë bërë nga kryetari i shoqates “Rozafa Moraça” Pavlo Jakoja. Ai tha se jane 27 mije e 500 serb në Shqiperi ndërsa debatoi me gazetarët lokal në Shkodër për sesi janë bërë verifikimet e numrit.

Ai tha se pakicat jane të trembura dhe nuk deklarohen ndonëse nuk tregoi se kur ka patur ndonje incident drejt pakicave serbe.

Jakoja komentoi dhe Minishengenin duke thene se ato qe i shmangen bashkepunimit nderkufitar i largohen prespektives europiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re