Skip to content

Pakistan, 15 të vdekur nga zjarri në një fabrikë

Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë u plagosën kur një zjarr masiv përfshiu sot një fabrikë kimike në qytetin portual jugor të Pakistanit, Karaçi.

Një pjesë e fabrikës, e vendosur në rrethin lindor të Karaçit, gjithashtu u shemb nga zjarri, duke lënë disa punëtorë, përfshirë dy punonjës të shpëtimit, të plagosur.

Shefi i zjarrfikësve të qytetit, Mobeen Ahmad u tha gazetarëve se rreth 15 trupa janë nxjerrë ndërsa disa janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Pamjet e transmetuara në transmetuesin lokal “Geo News” treguan zjarrfikës që përpiqen të shuajnë zjarrin dhe punonjësit e shpëtimit që transferojnë trupat, disa prej tyre të djegur, tek ambulancat.

Nuk ka asnjë informacion për shkakun e zjarrit.

Pakistani ka një histori aksidentesh industriale për shkak të infrastrukturës së dobët dhe mungesës së standardeve të sigurisë. Shumë fabrika funksionojnë në zonat e banuara.