Mijëra mbështetës të partisë Pakistani Tehreek-e-Insaf (PTI) të ish-kryeministrit Imran Khan dolën në rrugë në disa qytete anembanë vendit të dielën për të protestuar kundër rrëzimit të tij në votimin e mosbesimit në parlament.
Sipas mediave lokale, protesta u organizuan në kryeqytetin Islamabad dhe në shumë qytete të tjera, përfshirë Karaçi, Lahore, Peshawar dhe Multan me thirrjen e Khan si udhëheqës i partisë së qendrës së djathtë.
Në Islamabad, shumë njerëz formuan një kolonë me automjetet e tyre. Demonstruesit, duke mbajtur flamuj pakistanezë dhe të PTI-së, brohoritën parulla në mbështetje të Khan dhe gjithashtu reaguan ndaj partive rivale që mbështetën shkarkimin e tij.
“Faleminderit të gjithë pakistanezëve për përgjigjen e tyre të mahnitshme të mbështetjes dhe emocioneve për të protestuar kundër ndryshimit të regjimit të mbështetur nga SHBA-ja, i nxitur nga Mir Jafars vendas për të sjellë në pushtet një grup mashtruesish të përkulshëm të cilët janë të gjithë në hipotekë. Kjo tregon se pakistanezët brenda dhe jashtë vendit e kanë refuzuar me vendosmëri këtë”, shkroi Khan në Twitter.
Khan u rrëzua nga pushteti të dielën herët pasi humbi në votimin e mosbesimit për udhëheqjen e tij.
Në total prej 174 deputetë votuan në favor të mocionit të mosbesimit, dy më shumë se 172 të kërkuara për një shumicë të thjeshtë në Asamblenë Kombëtare prej 324 anëtarësh, të Dhomës së Ulët të Parlamentit.
Kjo shënon herën e parë që një kryeministër pakistanez shkarkohet në një mocion mosbesimi të paraqitur nga opozita.
Parlamenti i Pakistanit do të zgjedh sot një kryeministër të ri.
Shehbaz Sharif, vëllai më i vogël i ish-kryeministrit të trefishtë Nawaz Sharif, është kandidati i opozitës së kombinuar.
Burimi: AA