Pakistan, rreth 10 mijë studentë protestojnë për përmirësimin e kushteve të arsimit

thumbs_b_c_531195bd55e6028e101f8ada57983212.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Rreth 10 mijë studentë u mblodhën në kryeqytetin Islamabad të Pakistanit për të protestuar me kërkesën për përmirësimin e kushteve të arsimit.

Protesta e organizuar nga Islami Jamiat-e-Talaba (IJT), krahu studentor i Partisë Jamaat-e-Islami, u zhvillua në hyrje të zonës së kuqe në të cilën ndodhen ndërtesa e parlamentit, ministritë dhe ambasadat.

Në protestë morën pjesë rreth 10 mijë studentë nga pothuajse çdo universitet i Pakistanit.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet për “uljen e tarifave të shkollës” dhe me kërkesat për “drejtësi në arsim”.

Lideri i Partisë Jamaat-e-Islami, Siraj-ul Haq, në një fjalim para protestuesve kërkoi ngritjen e zërit nga studentët të cilët “nuk mund të arsimohen për shkak të gjendjes së tyre ekonomike”.

Haq theksoi se taksat në arsim duhet të anulohen dhe theksoi se boshllëku mes të pasurve dhe të varfërve rritet gjithnjë e më shumë.

– Kërkesa për uljen e tarifave të shkollimit

Kreu i IJT-së, Hamza Muhammed Siddiqui, nga ana e tij, tha se buxheti i ndarë për arsimin është i pamjaftueshëm dhe se në buxhetin për shkollat e drejtuara nga ushtria është bërë një rritje prej 26 për qind.

Siddiqui u shpreh se kërkojnë ndërtimin e komplekseve arsimore për studentët, rritjen e buxhetit të ndarë për arsimin dhe uljen e tarifave të shkollës.

Në anën tjetër, zyrtari i lartë i IJT, Tasawar Kazmi, theksoi në një deklaratë për gazetarin e AA-së se janë mbledhur së bashku për të shprehur problemet me të cilat përballen studentët në çështjen e arsimit dhe për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë