Pakistani dhe Turqia nisën stërvitjet e përbashkëta ushtarake në provincën pakistaneze Khyber Pakhtunkhwa.

Sipas një deklarate nga ushtria pakistaneze, ceremonia e nisjes së stërvitjeve u ndoq nga zyrtarë nga të dy vendet.

“Trupat nga forca speciale turke dhe Grupi i Shërbimeve Speciale të Pakistanit (SSG) po marrin pjesë në stërvitje”, thuhet në deklaratë.

Stërvitjet dyjavore “ATATURK-XII 2023” synojnë të përmirësojnë teknikat kundër terrorizmit.

Sipas deklaratës, aktiviteti do të fokusohet në pastrimin e komplekseve, pastrimin e shpellave, trajnimin me snajper, trajnimin kundër pajisjeve shpërthyese të improvizuara (IED) dhe kujdesin mjekësor luftarak.

“Stërvitjet do të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit”, shtohet në deklaratë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re