Gjykatësja Ayesha Malik sot ka dhënë betimin si gjykatëse e Gjykatës së Lartë në Pakistan, duke u bërë gruaja e parë në historinë e vendit që arrin në gjykatën më të lartë.

Ajo u betua para kryegjykatësit Gulzar Ahmed në një ceremoni të transmetuar drejtpërdrejt nga media shtetërore.

Ngritja e Malikut në gjykatën e lartë, megjithëse historike, kishte ndezur polemika në Pakistan.

Shumë avokatë dhe gjykatës e kundërshtuan hapin me arsyetimin se shkelte parimin e vjetërsisë në punë, pasi 55-vjeçarja Malik ishte gjyqtarja e katërt më e lartë në Gjykatën e Lartë të Lahorit përpara promovimit të saj.

Komisioni Gjyqësor i Pakistanit, një organ me nëntë anëtarë që konfirmon emërime të tilla, refuzoi avancimin e saj në Gjykatën e Lartë shtatorin e kaluar. Votimi u përsërit në fillim të vitit 2022 dhe komisioni konfirmoi emërimin e saj me pesë vota pro dhe katër kundër.

Një komision parlamentar dha miratimin e tij javën e kaluar, i ndjekur nga një miratim përfundimtar nga presidenti Arif Alvi.

Malik e kreu arsimin fillor në shkollat e Parisit dhe New York-ut, ndërsa arsimin e mesëm e vazhdoi në Pakistan. Ajo studioi drejtësi në Shkollën Juridike Pakistaneze në Lahor, përpara se të fitonte një diplomë master nga Shkolla Juridike e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re