Presidenti i Pakistanit, Arif Alvi kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të hedh hapa për të mbajtur Indinë përgjegjëse për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Xhamu Kashmir.

Alvi publikoi një mesazh me rastin e 27 tetorit – “Ditës së zezë të Kashmirit”, që shënohet në mbarë vendin.

Ai në mesazhin e tij kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të hedh hapa për të mbajtur Indinë përgjegjëse për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Xhamu Kashmir.

Alvi ftoi botën që të luaj rolin që i takon në drejtim të zgjidhjes së drejtë dhe paqësor të problemit afatgjatë të Xhamu Kashmirit në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) dhe në përputhje me dëshirat e popullit të Kashmirit. Ai kërkoi nga India që të tërheqë vendimet “e paligjshme dhe të njëanshme” të marrë më 5 gusht 2019.

Kryeministri Shehbaz Sharif, nga ana e tij, duke tërhequr vëmendjen se Pakistani gjithmonë do të qëndrojë pranë popullit të Kashmirit, tha se nuk do të ndalen me çdo kusht derisa populli i Kashmirit të arrijë të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje.

Sharif theksoi se populli i Kashmirit duhet të ushtrojë të drejtën e tij për vetëvendosje duke mbajtur një referendum të lirë dhe të paanshëm nën kujdesin e OKB-së dhe se kjo është zgjidhja e vetme.

Pasi India dhe Pakistani fituan pavarësinë nga sundimi kolonial britanik më 27 tetor të vitit 1947, trupat indiane u pozicionuan në kryeqytetin Srinagar të Xhamu Kashmirit.

Populli pakistanez dhe ai i Kashmirit e përkujtojnë përvjetorin e aksionit indian si “Dita e zezë” ndërkohë India e përkujton atë si “Dita e aderimit”. Që nga ajo kohë, ky rajon ka qenë burim i tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit.

– Marshim në kryeqytet

Ndërkohë, në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, u organizua një marsh me rastin e “Ditës së Zezë”.

Një grup i cili u nis nga Ministria e Jashtme, marshuan drejt një bulevardi për të treguar solidaritetin e tyre me popullin e Xhamu Kashmirit.

Në marshimin në të cilin mori pjesë edhe zëvendësministrja e Jashtme e Pakistanit, Hina Rabbani Khar, pjesëmarrësit mbanin parulla në mbështetje të popullit të Kashmirit dhe brohoritën slogane kundër Indisë.

– Çështja e Kashmirit

Britania e Madhe gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t’i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 doli me qëndrimin që t’i bashkohet Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtoi popullata muslimane e Kashmirit.

Pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind e Kashmirit është nën kontrollin e Indisë ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind e rajonit është nën kontrollin e Kinës. India, rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin provinca “Xhamu Kashmir”.

Xhamu Kashmir është provinca e vetme e Indisë ku jeton shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome “Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)” dhe “Gilgit Baltistan”.

Ndërkohë, India më 5 gusht të vitit 2019 duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu Kashmirin në territorin e dy njësive.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së me vendimin e marrë nga viti 1948 kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët ndërsa e ardhmja t’i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re