Sherry Rehman, ministrja e Ndryshimeve Klimatike në Pakistan, kërkoi nga Turqia ekip teknik që t‘i ndihmojnë ata për rikuperimin e drejtë dhe të shpejtë nga fatkeqësia e përmbytjeve të përjetuar në vend.

Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu dhe ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike, Murat Kurum, të cilët ndodhen në Pakistanin e prekur nga katastrofat e përmbytjeve, njoftohet se janë takuar tek Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA) të Pakistanit me ministrin e brendshëm Rana Sanaullah, ministrin e Planifikimit, Zhvillimit dhe Mirëqenies, Ahsan Iqbal, ministren e Ndryshimeve Klimatike, Sherry Rehman, pjesëtarë të ushtrisë së Pakistanit dhe zyrtarë të tjerë.

Ministrja Rehman tha se kanë nevojë për një milion çadra në të gjithë vendin për shkak të shtëpive që janë shembur nga përmbytjet dhe se çadrat që janë mundur të dërgohen janë shumë të pakta.

Rehman kërkoi nga Turqia ekip teknik që t‘i ndihmojë ata për rikuperimin e drejtë dhe të shpejtë nga fatkeqësia e përmbytjeve në vend.

Ndërkaq, ministri i Planifikimit, Zhvillimit dhe Mirëqenies, Ahsan Iqbal, në fjalën e tij që e filloi duke falënderuar Turqinë për ndihmat, deklaroi se infrastruktura në vend është dëmtuar rëndë si pasojë e katastrofës së përmbytjeve.

​​​​​​​Iqbal tërhoqi vëmendjen mbi përmasat e katastrofës, duke theksuar se kryesisht në Sindh dhe Balochistan kanë pasur pesë herë më shumë reshje në krahasim me vitet e mëparshme.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re