Përfaqësuesi i përhershëm i Pakistanit në Kombet e Bashkuara, Munir Akram i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të marrë masa sa më parë për mbrojtjen e fëmijëve në rajonet e konfliktit dhe kryesisht në Xhamu Kashmir.

Sipas lajmeve në shtypin lokal, në thirrjen e bërë me shkrim, Akram tërhoqi vëmendjen se forcat e sigurisë së Indisë vendosin në objektiv me pistoletë me ajër në mënyrë të qëllimshme fëmijët.

Duke vënë theksin se mbi 300 qytetarë të pafajshëm të Kashmirit, përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën në konfliktet dhe operacionet e rremë për kontroll, Akram i bëri thirrje KS-OKB-së që të marrë masa sa më parë për mbrojtjen e fëmijëve në rajonet e konfliktit dhe kryesisht në Xhamu Kashmir.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, dje në raportin e tij me titull “Fëmijët dhe konfliktet e armatosura” vuri theksin mbi shqetësimet e tij lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut në Xhamu Kashmir dhe kërkoi nga qeveria e Indisë që të ndalë përdorimin e pistoletës me ajër kundër fëmijëve.

Ministria e Jashtme e Pakistanit në një deklaratë nga llogaria e saj në Twitter shprehu kënaqësinë nga raporti i OKB-së dhe përgëzoi përpjekjet e Guterresit për dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut që India ka kryer në Kashmir.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re