Pakistani shprehu mbështetje për Azerbajxhanin pas provokimeve të fundit të armatosura nga ushtria armene përgjatë kufirit të dy vendeve.

Në një deklaratë në Twitter, kryeministri Shehbaz Sharif shprehu dhimbje të thellë për rënien e mbi 70 ushtarëve të Azerbajxhanit në përleshje.

“I dashur vëlla president (Ilham Aliyev), jemi të pikëlluar kur dëgjuam lajmin për humbjen e më shumë se 70 ushtarakëve të Azerbajxhanit në sulmin e paprovokuar nga Armenia. Populli i Pakistanit qëndron në solidaritet me vëllezërit e tij dhe mbështet të drejtën e Azerbajxhanit për të mbrojtur integritetin e tij territorial”, shkroi Sharif.

Më herët, Sharif u takua me presidentin Aliyev në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Samarkand të Uzbekistanit.

Aliyev e informoi Sharifin mbi provokimet aktuale armene.

Të enjten, Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se deri më tani, 71 ushtarë azerbajxhanas kanë vdekur gjatë luftimeve të fundit, ndërsa kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan njoftoi të mërkurën se 105 ushtarë armenë u vranë në përleshje.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re