Skip to content

Pakistani: Ne jemi të vendosur për të mbrojtur të drejtat e njeriut

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit, Zahid Hafeez Chaudhri lidhur me raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së mbi të drejtat e njeriut tha se vendi i tij është i vendosur të mbrojë dhe promovojë plotësisht të drejtat e njeriut.

Në deklaratën që bëri në kryeqytetin Islamabad mbi raportin në fjalë, Chaudhri theksoi se kanë marrë masa të ndryshme ligjore, politike dhe institucionale për të siguruar që të gjithë qytetarët pakistanezë të gëzojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

Ai potencoi se të drejtat globale të njeriut do të shërbehen më mirë përmes parimeve të bashkëpunimit konstruktiv, neutralitetit dhe jo-politizimit. Chaudhri tha se vendi i tij është i vendosur të mbrojë dhe promovojë plotësisht të drejtat e njeriut.

Duke iu referuar deklaratave në raport se India është një problem kryesor i të drejtave të njeriut në rajonin Xhamu Kashmir, Chaudhri i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të monitorojë nga afër situatën në Xhamu Kashmir dhe kërkoi nga India të respektojë detyrimet ndërkombëtare.

Në Raportin e të Drejtave të Njeriut të përgatitur nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së më 30 mars, Pakistani dhe India u akuzuan për “ekzekutim dhe zhdukje të paligjshme, arbitrare dhe të pajustifikuar të njerëzve”.