Skip to content

“Pakkush e di çfarë ndodh në terren”, si po gjurmohen rastet me koronavirus nga mjekët shqiptarë (FOTOT)

92460946 925949147861136 8747667961730301952 o

Ka një debat të ashpër në Shqipëri rreth numrit të testeve që po kryehen për të identifikuar rastet me COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i përgjigjet akuzave të opozitës, e cila kërkon që të bëhen më shumë teste për koronavirusin.

Në një mesazh në “Facebook”, Manastirliu shkruan se “shumëkush flet për testime, por pakkush e di çfarë pune bëhet në terren nga #epidemiologët tanë, që gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e epidemisë”.

“#Mirënjohje për ekipin e shkëlqyer të epidemiologëve nga veriu në jug, të cilët po bëjnë një punë shembullore për gjurmimin e rasteve me #COVID19 dhe izolimin e vatrave në territor”, vijon më tej ministrja.