Ditën e sotme kryeministri Edi Rama me në të një postimi në “Facebook” është shprehur se premtimi që ai kishte dhënë tashmë po ju shkon të gjithëve,

Nga ky premtim kanë përfituar dhe Forcat e Armatosura, përfshirë edhe Orkestrën e re Frymore të FA.

Postimi i Ramës:

Nga Pakoja e Madhe u shpërblyen edhe të gjitha kategoritë e Forcave të Armatosura, përfshirë edhe Orkestrën e re Frymore të FA, një krijesë e rilindur pas dekadash, si pjesë e zhvillimit dhe modernizimit të vazhdueshëm të ushtrisë sonë💪
🇦🇱1.000.000 qytetarë kanë përfituar nga Pakoja e Madhe, e cila ua ka bërë më të lehtë këtë dimër të vështirësuar për mbarë Europën nga inflacioni i luftës🙏

Në njoftimin e tij ai tha se prej “Pakos së Madhe” do të përfitonin 1 milionë individë ku mes tyre përfshihen pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, nënat kryefamiljare, paraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, etj.

“Qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të 1 milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, por edhe për punonjësit e shtetit – duke dhënë më shumë për ata që fitojnë më pak, por pa lënë askënd pa mbështetje. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re