Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë rënë dakord me një propozim rus për ruajtjen e Traktatit për Armë Bërthamore, me arsyetimin se ky pakt nuk mund të verifikohet në mënyrë adekuate.

Duke folur pas takimit në Gjenevë, me zyrtarë rusë dhe amerikanë, nënsekretarja amerikane për Kontrollin e Armëve dhe Sigurisë Ndërkombëtare, Andrea Thompson, ka thënë se Moska ka refuzuar që të lejojë vëzhgim të duhur të sistemeve të reja raketore të Rusisë, të cilat për Uashingtonin përbëjnë shkelje të traktatit.

Ne nuk kemi qenë në gjendje të arrijmë një gjuhë të përbashkët me Rusinë. Bazuar në diskutimet e djeshme dhe retorikën e ditës së sotme, ne nuk shohim shenja se Rusia do të zgjedhë pajtueshmërinë”, ka thënë Thompson.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar SHBA-në për shkatërrim të paktit për sistemet e armëve, pasi sipas tij Moska është e gatshme që të ruajë këtë marrëveshje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re