Kur e gjithë vëmendja është fokusuar në përballimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, ish-kryediplomati Ditmir Bushati duke shfrytëzuar një marrëveshje koncensionare për kontrollin e Portin Romanos risolli edhe një herë në skenë debatin për paktin detar me Greqinë. Në mënyrë të pakuptimtë, Bushati kujtoi Konventën e PS-së, kur ishin në opozitë dhe zotimin që partia në pushtet kishte bërë nëpërmjet Preç Zogajt, asaj kohe i rreshtuar në krah të socialistëve.

“Ne nuk  kemi asnjë tagër zoti Kryetar, zonja e zotërinj deputetë, për  të marrim vendime për 30 vitet e ardhshme. Ne na duhet strategji zhvillimi për detin. Kujtoj vitin 2009, Konventën tonë programore si PS, kur Preç Zogaj, në atë kohë me ne, mbajti një zotim në emër të koalicionit tonë për të pasur një strategji për vijën bregdetare, sepse është pronë e përbashkët.  Në komunizëm deti ishte i pashfrytëzuar, sot jetojmë në kapitalizëm dhe duhet që të trajtohet si një pronë e përbashkët publike, ku çdokush duhet ta dijë çfarë ndodh me vijën bregdetare, sa porte mund të ndërtohen, çfarë cilësie do të kenë këto porte, me çfarë sigurie duhet të ekzistojnë e kështu me radhë”, deklaroi ish-kryediplomati në seancën parlamentare.

Bëhet fjalë pikërisht për vitin 2009, ku Gjykata Kushtetuese po shqyrtonte ankesën e PS-së kundër marrëveshjes detare mes qeverisë Berisha dhe asaj greke, e ku më pas e shfuqizoi atë.

Rikthimi edhe një herë i paktit detar një çështjeje të pambyllur më bën faj dhe vetë ish-kryediplomatin, i cili në këtë rast bën një autogol. Për disa vite me radhë ai ka qenë kryenegociatori i palës shqiptare ku ka biseduar me homologun e tij, Nikos Kotzias për një sërë çështjesh tabu, jo vetëm për një pakt të ri detar, por edhe për pronat e shqiptarëve të Çamërisë, varrezat e ushtarëve greke dhe deri te njohja e ndërsjellë e patentave të shoferëve.

Bushati mund të jetë i fundit që mund të flasë për çështjen e paktit detar, pasi kur jemi në vitet e fundit të mandatit të dytë të socialistëve, ende sot e kësaj dite nuk kemi një marrëveshje të re detare. Ndërsa Greqia i gëzohet më tepër se ka shtruar numrin e varrezave të ushtarakë grekë në territorin shqiptar, emigrantëve akoma nuk i është zbatuar marrëveshja për njohjen e patentave.

Sakaq sa i takon marrëveshjes së detit, Greqi vazhdon të thotë se nuk e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare dhe do të zbatojë paktin e vjetër.  Në takimin e shumta me Kotzias, Bushati do të mbahet mend për batutën që kryediplomati grek i lëshoi kur e thërriti me emër grek “Dhimitri, e jo Ditmir”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re