Diplomati i njohur Shaban Murati në një postim në rrjetin social “Facebook” kritikon diplomacinë shqiptare dhe marrëveshjet me rëndësi të veçantë për vendin tonë, që diplomatët tanë kanë bërë me Greqinë.

Duke bërë një krahasim me shtetet fqinj, Greqinë dhe Italinë, ambasador Murati shkruan: “Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias deklaroi në 10 qershor se u deshën mbi 40 vjet bisedime që të arrihej marrëveshja midis Greqisë dhe Italisë për zonat ekonomike ekskluzive detare, e cila u nënshkrua në 9 qershor 2020.

Shqipëria, e cila i merr nga rruga ministrat e saj të jashtëm, bisedimet e saj me Greqinë për kufijtë detarë, për shelfin kontinental dhe për zonat ekonomike ekskluzive i mbylli njeri ministër i Jashtëm për 9 muaj dhe tjetri ministër i Jashtëm për 6 muaj”.

Ky është statusi i Shaban Muratit, një prej diplomatëve që i njeh mirë çështjet e rajonit edhe për shkak të detyrës së tij si ambasador dhe e krahason si “Derexheja e diplomacisë shqiptare”.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re