Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë me Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nëshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Tramp për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes.

Po ashtu, përgëzoj Kryeminstrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Repblikës së Kosovës. Kryeminstri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur. Faleminderit, President Tramp!” shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re