Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në fjalën e tij në seancën plenare, foli në lidhje me marrëveshjet e vitit 2008, për ndryshimin e kodit zgjedhor, ku u shpreh se personazhet kryesore të asaj marrëveshje janë ish-kryeministri, Sali Berisha dhe kryeministri aktual, Edi RAma.

Sula u shpreh se është krenar që ai është pjesë e atyre pak deputetëve që në atë kohë nuk e votuan këtë marrëveshje sepse e dinte që do të dëmtonte demokracinë.

Dashnor Sula: Po flitet për marrëveshjen e vitit 2008. Për fat të mirë jemi 10 burra që kemi qenë  në atë marrëveshje. Por mungojnë dy personazhet kryesore, zoti Berisha që e keni burgosur atje dhe Rama që nuk vjen këtu.

Këta dy persona e di se pse është ndryshuar kodi zgjedhor në vitin 2008.

Nuk e quaj veten aq të arrirë, por  jam krenar që bashkë me Mediun dhe të tjerë, kemi votuar  kundër ndryshimeve kushtetuese të atij vitit dhe ishte ky parlament që iu nënshtruan asaj marrëveshje.

Ata ndryshime e dëmtuan demokracinë, por ku ishin atëherë  ata deputetët. E dimë shumë mirë presionin që na ushtruan për të votuar dhe nuk u dorëzuam, sepse e dinim që do të vinin në parlament të fortit dhe do të dhunohej demokracia.

Përpara se të flisni  ktheni kokën mbrapa, mendoni se çfarë keni thënë, sepse historia ju gjykon.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re