Pas përfundimit të takimit të ambasadorëve në zyrën e delegacionit të Bashkimit Europian, ku Soreca i BE-së mblodhi homologët e tij, Kim e SHBA-ve, Zingraf të Gjermanisë, Borchardt i OSBE-së dhe Duncan i Britanisë së Madhe për të diskutuar mbi ngecjen e negociatave politike në Këshill për reformën zgjedhore.

Pas konsultime një orëshe, ndërkombëtarët kanë caktuar ambasadorin gjerman Peter Zingraf për të negociuar me kryedemokratin Lulzim Basha, për ta bindur në firmosjen e një marrëveshjeje.

Mesditën e sotme, Basha ka pasur një drekë pune me ambasadorin gjerman Zingraf dhe ku është biseduar në lidhje me mundësinë e arritjes së kompromisi politik për reformën zgjedhore.

Ndërkombëtarët janë në pritje të firmës së Bashës për paktin e mbetur në draft për reformën zgjedhore i rënë në konsensus në Këshillin Politik në rezidencën e ambasadores amerikane. Topi është fushën e Bashës, deklaori ambasadorja Kim duke pritur përgjigjen e kryedemokratit.

Futja në lojë e ambasadorit gjerman, lidhet dhe me faktin se Gjermania pritet të marrë drejtimin e presidencës së radhë së Bashkimit Europian dhe se më 8 qershorit KE-ja do të marr një vendim të rëndësishëm për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Gjithashtu PD-ja është pjesë e PPE-së, ku grupi i partive europiane të djathta, ku është dhe CDU-ja e kancelares Angela Merkel.

Pas drekës me ambasadorin gjerman, mësohet se Basha është rikthyer në selinë e PD-së dhe ky po vijon takimin me ekspertët demokratë për reformën zgjedhore.

PD është kundër formulës së përbërjes së KQZ-së dhe të përbërjes së Komisionit të Qendrave të Votimit. Propozimi është që tre komisionrët apartiakë të KQV-ve të zgjidhen me short nga KQZ-ja, ndërsa dy persona politik të jenë vëzhgues pa të drejtë vote. Kjo formulë cilësohet e papranueshme për PD-në, pasi nuk ka besim te komisionerët apartiakë për shkak se zgjidhen nga radhët e administratës, duke aluduar se janë të PS-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re