Ditën e sotme pika e kalimit kufitar të Kakavijës do të qëndrojë e mbyllur për shkak se punonjësit e palës greke janë në grevë.

Këta të fundit kanë vendosur që të paralizojnë punën pasi kërkojnë nga qeveria rritje page, pagesën e orëve shtesë të punës dhe plotësimin e të gjitha kushteve të tjera lidhur me detyrën që ushtrojnë.

Si pasojë, asnjë shtetas nuk do të mund që të kalojë për në Greqi, pasi Kakavija është mbyllur në orën 07:00 deri më 25 nëntor 07:00 me orën lokale të Greqisë.

Gjatë harkut kohor të 24 orëve nuk do të lejohen të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Por sipas njoftimit të bërë ditën e djeshme, do të lejohet të kalojnë udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Deri më tani Shqipëria ka vetëm Kakavijën si pikë kalimi të hapur me Greqinë, për shkak të masave parandaluese të marra për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re