Pala greke ka shtyrë vendimi për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës deri në datën 7 Janar 2021, një lajm ky i konfirmuar nga drejtoria vendore e kufirit dhe emigracionit në Korçë.

Ne datën 20 Nëntor pala greke vendosi mbylljen e plotë të kësaj pike kufitare, ndërkohë që në datën 3 Dhjetor vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.

Për personat të cilët do të duan të shkojnë për në Greqi e vetmja pikë kufitare aktive ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 700 personash.

Për shkak të festave të fundvitit pritet që lëvizjet në hyrje të Republikës së Shqipërisë të shtohen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re