Palestina ka dënuar komentet e kryeministrit izraelit Naftali Bennett për vendbanimet izraelite.

Ministria e Jashtme palestineze i përshkroi deklaratat e Bennett si “anti-paqe” dhe fajësoi Izraelin për përshkallëzimin e tensioneve në territoret palestineze.

Dënimi vjen pas komenteve të Bennett, i cili të martën tha se qeveria e tij do të vazhdojë ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Do të vazhdojmë të ndërtojmë në Jude dhe Samari dhe nuk do të ketë ngrirje të ndërtimit të vendbanimeve”, tha Bennett, cituar nga Radio Ushtria Izraelite. “Gjërat do të ndodhin sipas asaj që është planifikuar”, tha ai.

Bennett tha se shërbimet izraelite të sigurisë penguan më shumë se 15 sulme të mëdha në Bregun Perëndimor dhe Izrael.

Ai shtoi se “207 të dyshuar janë arrestuar ditët e fundit”.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit njoftoi vendosjen e forcave shtesë të ushtrisë në Bregun Perëndimor pas një vale sulmesh në të cilat u vranë 11 izraelitë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re