Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi se janari i vitit 2023 ishte “muaji më i përgjakshëm” në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga viti 2015.

“Ky muaj ka qenë muaji më i përgjakshëm në Bregun Perëndimor që nga viti 2015. Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë dhe kolonët hebrenj, 35 palestinezë, përfshirë tetë fëmijë dhe një grua të moshuar, humbën jetën. Në shënjestër ishin veçanërisht pjesa e sipërme e trupit dhe kokat e palestinezëve”, thuhet në një deklaratë nga ministria.

Në deklaratë theksohet se që nga viti i ri, numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur në qytetin e Jenin-it, ku kanë humbur jetën gjithsej 20 persona.

Më 26 janar, dhjetë palestinezë u vranë kur ushtria izraelite sulmoi kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re