Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka njoftuar se sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës së bllokuar shkaktuan dëme në spitalin e fëmijëve.

Në një njoftim nga ministria u dënuan sulmet izraelite që shkaktuan dëme në spitalin e fëmijëve Ed-Durra, që ndodhet në lindje të qytetit të Gazës.

Duke u theksuar se sulmi ajror shkaktoi panik të madh tek stafi i spitalit si dhe tek pacientët, në njoftim thuhet se sulmi në mënyrë të qartë shkel të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe marrëveshjet ndërkombëtare për mbrojtjen e institucioneve shëndetësore.

Nuk është dhënë asnjë informacion nëse ka pasur viktima në spitalin e fëmijëve, i cili u dëmtua si pasojë e sulmit ajror.

Si pasojë e bombardimeve gjatë natës nga avionët luftarak izraelitë në zonën në lindje të qytetit të Gazës, janë dëmtuar edhe disa shtëpi të civilëve.

Gjithashtu u kryen sulme me raketa nga Gaza në Izrael kundër sulmeve ajrore të ushtrisë izraelite.

– Ç’farë ka ndodhur ?

Ndërhyrja e policisë izraelite kundër muslimanëve në Mesxhid al-Aksa duke përdorur forcë joproporcionale dhe plumba gome për dy ditë me radhë përshkallëzoi tensionin në Kudsin Lindor të pushtuar.

Dje, ushtria izraelite njoftoi se një sërë raketash ishin lëshuar nga Libani drejt rajoneve veriore të vendit, ku u aktivizuan sirenat paralajmëruese. Në mbrëmje, ushtria njoftoi se tre predha mortajash u hodhën nga Libani në veri të Izraelit.

Shërbimi i urgjencës Ylli i Kuq i Davidit njoftoi se një izraelit i cili u godit nga predha gjatë sulmeve u plagos lehtë dhe një person tjetër u plagos ndërsa po ikte për në strehë.

Ushtria izraelite pretendoi se raketat u lëshuan nga elementë të Hamasit të vendosur në Liban dhe fajësuan Hamasin për sulmin.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re