Autoritetet palestineze sot filluan regjistrimin për zgjedhjet legjislative, të planifikuara për 22 maj.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Palestinës tha në një deklaratë se regjistrimi do të vazhdojë deri më 31 mars.

Sipas burimeve pranë komisionit zgjedhor, dy lista zgjedhore kanë aplikuar deri më tani për të marrë pjesë në zgjedhje, por pa dhënë detaje të tjera.

Në janar, presidenti palestinez Mahmoud Abbas lëshoi një dekret për mbajtjen e zgjedhjeve legjislative më 22 maj, zgjedhjeve presidenciale më 31 korrik dhe zgjedhjeve të Këshillit Kombëtar më 31 gusht. Këshilli Kombëtar është organi legjislativ i Organizatës Çlirimtare të Palestinës (PLO).

Zgjedhjet e fundit legjislative, në të cilat grupi palestinez Hamas fitoi shumicën, u mbajtën në vitin 2006, ndërsa zgjedhjet e fundit presidenciale u mbajtën në vitin 2005.

Të mërkurën, fraksionet palestineze përfunduan bisedimet dyditore në kryeqytetin egjiptian, Kajro, ku diskutuan përgatitjet për zgjedhjet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re