Palestina përshëndeti vendimin e Norvegjisë për të etiketuar me vendin e origjinës produktet që vijnë nga kolonitë izraelite.

“Ne falënderojmë Norvegjinë për këtë lëvizje historike dhe morale”, tha kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh në një takim të kabinetit.

Shtayyeh u bëri thirrje të gjitha vendeve që të bojkotojnë produktet izraelite nga kolonitë në territoret e pushtuara palestineze në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Të shtunën, qeveria norvegjeze vendosi të etiketojë produktet nga kolonitë izraelite me vendin e origjinës.

Sipas vendimit, etiketimi do të zbatohet për produktet izraelite të prodhuara në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në lartësitë siriane të Golanit.

Në vitin 2015, Komisioni Evropian rekomandoi shtetet e tij anëtare të ndiqnin këtë praktikë dhe kjo u konfirmua nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në vitin 2019.

Bregu Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor, konsiderohet si një territor i pushtuar sipas ligjit ndërkombëtar, duke i bërë kështu të paligjshme të gjitha kolonitë hebraike atje.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re