Ministria e Shëndetësisë palestineze ka bërë me dije bilancin e frikshëm të viktimave, pas qindra sulmeve izraelite gjatë natës. Në njoftim thuhet se janë vrarë 436 persona, mes të cilëve 182 fëmijë.

 

Shumica e të vrarëve ishin nga pjesa jugore e Gazës.

 

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i luftës është rritur në 5,087 të vrarë, duke përfshirë 2,055 fëmijë dhe 1,119 gra, tha ministria. Më shumë se 15,000 njerëz janë plagosur nga bombardimet, shprehen autoritetet vendase.

 

Nga ana tjetër, Izraeli theksoi se sulmet synuan zona ku fshiheshin anëtarë të Hamasit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re